AKTUALITET, 13 Maj 2024, 22:31

“Plan 6-vjeçar pas 11 viteve në udhëheqje”, Andi Tela: Rama kërkon të kapë 84 vota në vitin 2025

“Plan 6-vjeçar pas 11 viteve në udhëheqje”, Andi

Për gazetarin Andi Tela, mitingu i Ramës në Athinë me emigrantët shqiptarë është pjesë e fushatës elektorale që ai ka nisur për zgjedhjet e vitit 2025. Tela deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Rama ka një plan 6-vjeçar pas 11 viteve në pushtet dhe synon që të kapë edhe 84 mandate në vitin 2025.

“Çdo kryeministëer do të ëndërronte ta kishte këtë skenë në Athinë, nga Nano, Berisha, Meta. Rama shkoi dhe e bëri. E bëri si kryeministër, apo kryetar i PS-së, kjo është çështje tjetër.

Ata që ishin dje në sallë nuk janë më ata emigrantët inferiorë. Disa janë bërë biznesmenë, kanë shkolluar fëmijët. Janë ata në sallë dhe ata e bëjnë diferencën.

Mund të kenë shkuar edhe njerëz me autobusë dhe është gafë e patronazhistëve se kishte njerëz jashtë sallës.

Çfarë çalonte? Tregohemi mosmirënjohës. Nuk kishte një flamur grek. Është mosmirënjohje. Hanë bukën atje, ka ndonjë edhe që është keqtrajtuar.

Fjalimi i Ramës ishte i mirë. Këtë sallë nuk e ke as në Shqipëri. Rama bëri fushatë elektorale. Para 10 ditësh nisi fushatën e tij për Shqipërinë 2030. Pra plan 6-vjeçar pas 11 viteve në udhëheqje. Problemi është se si do të përballohet opozita. Rama gjen rast çdo herë e më tepër për të gjetur vota. Rama kërkon të kapë 84 mandate në vitin 2025"-tha Tela.