AKTUALITET, 12 Qershor 2026, 20:46

Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital, policia nis hetimet

Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme ne lagjen Isa Boletini në Vlorë ka përfunduar me plagosjen e një personi me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit një person ka mbetur i dëmtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit deri në mbërritjen e ambulancës.

I dëmtuari është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjendja e tij shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.