AKTUALITET, 17 Shkurt 2024, 18:08

Plagosja në Tiranë, policia del me komunikatë zyrtare

Plagosja në Tiranë, policia del me komunikatë zyrtare

Policia e Tiranës ka dalë në njoftim lidhur me plagosjen e ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet.

Sipas bluve, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.