AKTUALITET, 10 Prill 2024, 20:09

Plagosja në Shkodër, reagon policia: I plagosuri 17 vjeç, si paraqitet gjendja e tij

Plagosja në Shkodër, reagon policia: I plagosuri 17 vjeç, si

Policia në Shkodër ka dhënë informacione për plagosjen e ndodhur në Bërdicë.

Sipas efektivëve, Gent Dushku ka plagosur me armë zjarri shtetasin e mitur, 17-vjeçarin A.Gj.

Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”,  shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.