TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak momente pas plagosjes me armë zjarri të Brian Syzos në Pogradec, Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit, bashkë me një person të dytë që e shoqëronte.
Burime policore konfirmojnë se Nikolla Agolli është kapur në zonën e Prrenjasit. Plagosja ka ndodhur në lagjen nr. 3 pasditen e sotme. Policia tha se ata e kanë lënë mjetin e tyre në Qafë-Thanë dhe janë larguar me një furgon, ku dhe u lokalizuan e kapën në zonën e Prrenjasit. Syzo mori plagë në këmbë, pa rrezik jete dhe po trajtohet në spital. Shkak dyshohen konfliktet e vjetra dhe hakmarrja për një plagosje.
Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhane. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Pogradecit, në janar të 2025. Policia po kërkon edhe armën e krimit përgjatë zonës së liqenit.
Njoftimi i Policisë për arrestimin:
“Plagosi me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec dhe u largua, kapet në Përrenjas pas disa minutash ndjekjeje nga Policia. Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, sqaron policia.