AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 09:48

Plagoset me thikë një person në Sarandë, ndodhet në gjendje të rëndë! Po dërgohet drejt spitalit të Traumës. Nisin hetimet

Plagoset me thikë një person në Sarandë, ndodhet në

Një person është plagosur me thikë në Sarandë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është dërguar drejt spitalit të Traumës.

Mësohet se 51-vjeçari Albert Çobani është dërguar  i plagosur me thikë rreth orës 04.00 të mëngjesit në urgjencën e spitalit të Sarandës.

I plagosuri ka marrë plagë në mushkërinë e majtë, ndërsa pas ndihmës së parë në Sarandë, ai është transportuar me autoambulancë drejt kryeqytetit.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.