AKTUALITET, 29 Qershor 2026, 13:40

Plagoset me armë zjarri i riu me precedentë penalë, ja si paraqitet gjendja e tij në spital! Dyshimet e para të Policisë

Plagoset me armë zjarri i riu me precedentë penalë, ja si

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Pogradec.

Sipas raportimeve paraprake, i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo.

Ky i fundit është shumë i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë.

I plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore, kurse autorët mbeten ende të panjohur.

Brian Syzo është i njohur nga policia për prodhim shitje narkotikësh ndërsa është përfshirë disa herë në konflikte në Pogradec.

Syzo është ekstraduar nga Gjermania në gusht të vitit 2025. Ndaj tij kishte masë sigurie arresti në burg nga Gjykata e Korçës për shitje të dozave të kokainës në Pogradec.