TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 44-vjeçar shqiptar u arrestua për posedim të lëndëve narkotike, trafik dhe gjithashtu iu sekuestruan 5 mijë euro cash që dyshohet se vinin nga aktiviteti kriminal.
Arrestimi u krye nga karabinierët e stacionit Pilastro të Bolonjës, të cilët e ndaluan atë gjatë një kontrolli trafiku në ‘Via Toscana’.
Pasi e identifikuan, karabinierët e kontrolluan në makinë dhe në shtëpinë e tij. 44-vjeçari, banor i Bolonjës dhe pronar i mjetit, kishte shtatë doza kokaine të fshehura midis rrobave.
Brenda apartamentit, karabinierët gjetën 5,000 euro në para të gatshme, të ndara në kartëmonedha me prerje të ndryshme (foto kryesore).
Më pas ata sekuestruan materialin dhe njoftuan prokurorin në detyrë, teksa ndaj tij u vendos ndjekja në gjendje të lirë dhe mund të përballet me një dëbim të mundshëm nga vendi.