AKTUALITET, 24 Mars 2026, 19:45

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe bashkëatdhetarët e tjerë, ja çfarë u sekuestrua

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Itali, pasi dyshohet si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës në zonën e Ascoli.

Ndërhyrja u krye në luginën e Trontos, teksa një sasi e konsiderueshme kokaine dhe 4500 euro cash u sekuestruan si prova.

Agjentët mbanin nën survejim një grup shqiptarësh që dyshoheshin si pjesë e një rrjeti shpërndarësish në zonë. Gjithashtu ata janë marrë nën hetim nga autoritetet.

Në pranga ra 26-vjeçari C.V, i njohur për të kaluarën e tij dhe precedentët kriminalë. Ai u kap teksa dorëzonte një sasi malli tek bashkëatdhetarët e tij.

Gjatë kontrolleve u zbuluan mbi 25 gramë drogë dhe 4500 euro cash. Hetimet ndaj tij do kryhen në gjendje të lirë.

Kurse një tjetër shqiptar, M.A., 28 vjeç, u procedua dhe u urdhërua dëbimi i menjëhershëm nga Italia.