AKTUALITET, 11 Janar 2025, 16:21

Piku i sezonit të virozave në Elbasan! Një numër i madh personash kërkojnë ndihmë mjekësore

Piku i sezonit të virozave në Elbasan! Një numër i madh

Virozat e stinës të shoqëruara me temperaturë të lartë dhe komplikacione të tjera vijojnë të mbushin qendrat shëndetësore dhe spitalet tashmë në pikun e sezonit të tyre.

Më të prekurit vijojnë të jenë moshat e treta, fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Pas covid është vënë re një interes edhe më i shtuar për vaksinat nga gripi i stinës. Mjekët rekomandojnë domosdoshmërinë e tyre në disa raste.

Mjekët këshillojnë qëndrimin në shtëpi për 2 apo tre ditë gjatë prekjes nga virozat për të mos ndikuar në përhapjen e mëtejshme të tyre, ndërsa në rast komplikacionesh mos neglizhoni t'i drejtoheni mjekut të familjes.