TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti për shqyrtimin e shuarjes së masës për pezullim nga detyra, paraqitur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Relator i çështjes është caktuar gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.
Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi ndërsa nuk është caktuar ende data. Balluku iu drejtua Gjykatës së Lartë pas refuzimit të kërkesës nga Gjykata e Posaçme dhe Apeli i Posaçëm.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka ashpërsuar akuzat ndaj Ballukut. Përveçse e pandehur për shkelje në tendera, Balluku është regjistruar si person i dyshuar edhe për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Episodi i zbardhur nga SPAK lidhet me 2 tendera me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku drejtonte “Albcontrol”.
SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje një kompanie ndërtimi, dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të djeshëm të GJKKO.