AKTUALITET, 21 Shkurt 2024, 10:10

Petrit Vasili pas protestës së opozitës: Shqipërisë iu rikthye shpresa! Që nga dje, nuk ka më dilema

Petrit Vasili pas protestës së opozitës: Shqipërisë iu

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme të thirrur nga opozita e bashkuar.

Ai ndër të tjera shkruan se Shqipërisë iu rikthye shpresa dhe se  që nga dje nuk ka më asnjë dilemë, asnjë hezitim dhe asnjë mëdyshje.

Sipas tij, rruga e shtruar nga vullneti i popullit është aq e gjerë se askush nuk e imagjinon dot, duke shtuar se tanimë asnjë qytetar nuk ndjen më frikë që të përballet me qeverinë.

Postimi i plotë:

Rruga eshte e qarte,Shqiperise ju rikthye shpresa!

Qe nga dje s’ka me asnje dileme, asnje hezitim, asnje medyshje.

Rruga e shtruar nga vullneti mbarepopullor eshte aq e gjere sa askush nuk e imagjinonte dot.

Koshienca mbarepopullore, e pagabueshme si gjithmone, foli e dha nje mesazh aq te forte sa askush nuk mund ta mendonte.

Asnje gojendryshkur mediatik nuk i mberthen dot bullonat e kalbur te germadhes rilindase.

Asnje analist agjitator rilindas, qe ushqehet me para’ inceneratoresh apo rroga keshilltaresh nuk i qep dot zhelet e korrupsionit rilindas.

Asnje diplomat shpirtshitur nuk ja del dot te beje avokatine e qeramidheve te thyera te catise se Edi Rames.

Asnje drejtesi e kapur, me regji dhe e shitur nuk ja ndryshon dot fatin e paracaktuarvnga populli Rames dhe rilindjes, pervecse do te diskreditohet e penalizohet keqas.

Asnje renegat dhe legen pseudopozitar, qe ha çorben erëqelbur te Edi Rames nuk ja del dot perballe opozites politike te bashkuar dhe atdhetare, perveçse do te poshterohet

Asnje qytetar nuk ndjen me frike qe te perballet me horrllekun fikacak rilindas.

Koha eshte e popullit, atdheu eshte i tij , gjykimit dhe verdiktit te tij nuk i shpeton dot askush e aq me pak Rama dhe rilindasit antiatdhe, antiligj, antishtet dhe antimoral.

Petrit Vasili pas protestës së opozitës: Shqipërisë iu