AKTUALITET, 20 Shkurt 2026, 22:08

Përplasjet në protestën e opozitës, Luçiano Boçi përfundon në spital me tre gishta të djegur

Përplasjet në protestën e opozitës, Luçiano

Duket se nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka përfunduar i lënduar në spital, pas përplasjeve në protestën e opozitë. 

Protesta e sotme që nisi të Kryeministria dhe përfundoi te Kuvendi dhe Rruga e Elbasanit, ndërsa pati përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës apo dhe topa uji që thuhet se janë me pipër.

“Një protestues i intoksikuar, gjendja stabël. Deputeti Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë, po merr trajtimin e nevojshëm. Gjendja stabël”, sqaron QSUT.