AKTUALITET, 22 Maj 2026, 20:46

Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale në Dibër, Mziu dhe Mazniku debat të ashpër për kohën e fjalës

Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale në

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesën e radhës në Dibër, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe aktorë të shoqërisë civile.

Gjatë seancës u regjistrua një debat i ashpër mes deputetit demokrat Xhelal Mziu dhe kryetarit të komisionit, Arbjan Mazniku, lidhur me kohën e vënë në dispozicion për diskutime.

Përplasja nisi pasi Mziu kundërshtoi kufizimin prej tre minutash për fjalën e tij, duke kërkuar më shumë kohë, çka solli ndërhyrjen e Maznikut për respektimin e rregullores së dakordësuar më herët.

Debati mes tyre u tensionua, me replika të ndërsjella mbi kohën e diskutimit dhe mënyrën e zhvillimit të seancës, ndërsa në diskutim ndërhyri edhe deputeti Luçiano Boçi, i cili kërkoi që Mziu të lejohej të fliste edhe disa minuta shtesë.

Në përfundim, Mazniku theksoi rëndësinë e respektimit të rregullave në komision, duke deklaruar se koha e caktuar për fjalën ishte tejkaluar.