TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me një sherr masiv në tribuna mes mbështetësve të të dy skuadrave
Në momentin kur tifozët e Tiranës kanë hyrë në tribunën përkatëse të stadiumit ‘Arena e Demave’, ata u përplasën me mbështetësit e të kuqve, duke u gjuajtur me sende të forta e fishekzjarrë.
U ndesh ndërhyrja e forcave të rendit të cilat ishin të shumta, për të ndarë palët dhe për të vendosur qetësinë në tribuna, duke shoqëruar jashtë stadiumit disa nga mbështetësit e skuadrave.
Nga përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie.
Punonjësit e policisë janë dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se njëri prej tyre është dëmtuar rëndë.
Kujtojmë se në momentin e futjes së tifozëve bardheblu, një situatë aspak normale u krijua në tribunat ku qëndronin grupet ultras të dy tifozerive, teksa u desh ndërhyrja e forcave “Shqiponja”, për të shmangur një përleshje masive.
Në këtë moment u krijua një hapësirë e madhe mes dy tifozerive nga forcat e policisë, për të shmangur gjuajtjet me flakadanë dhe sende të forta. Situata e tensionuar zgjati për afro 5 minuta, teksa më pas gjithçka u mor nën kontroll nga policia.