AKTUALITET, 29 Qershor 2026, 13:58

Përplasja/ Shqiptarët, problem në burgun spanjoll! Përfshihen në përleshje të dhunshme me të dënuarit marokenë, ka të plagosur

Përplasja/ Shqiptarët, problem në burgun spanjoll!

Shqiptarët e dënuar janë kthyer në problem në një burg në Spanjë, pasi janë përfshirë në përleshje të dhunshme me disa marokenë.

Sipas mediave spanjolle, ngjarja ka ndodhur në burgun e Almerias, në modulin 7 dhe përfshiu një përballje të dhunshme midis të burgosurve me origjinë marokene dhe shqiptare, gjatë së cilës u hodhën tavolina, karrige dhe objekte të tjera, duke krijuar një situatë shumë të tensionuar.

Si rezultat i përplasjes, disa të burgosur u plagosën dhe kërkuan trajtim në infermierinë e institucionit. Pas këtij trajtimi fillestar, shtatë të burgosur u transferuan në njësinë e izolimit për të siguruar sigurinë dhe funksionimin normal të institucionit.

Për fat të mirë, nuk u raportuan të lënduar midis anëtarëve të stafit që morën pjesë në operacionin për të shuar trazirat.