TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka shoqëruar shumë protestues sot te parlamenti, dhe mes tyre është edhe aktivisti Altin Goxhaj.
Ai u pa teksa mbahej nga disa efektivë prej krahësh i prangosur, menjëherë pas përplasjeve mes protestuesve dhe uniformave blu. Goxhaj mbante në fytyrë edhe syze të mëdha mbrojtëse ndaj sprajit për të mbrojtur sytë.
Numri i të shoqëruarve mësohet se është më i lartë. Flitet për të paktën 18 të shoqëruar. Gjithashtu edhe për 7 policë të lënduar dhe disa qytetarë.