TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër nga protestuesit e ndaluar gjatë përplasjeve në protestën para Kuvendit të mbajtur paraditen e sotme, do të kalojnë natën në qeli.
Nesër ata pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa përballen me akuzën “shkatërrim prone”.
Në total janë 20 qytetarë të ndaluar, ndërkohë që ka patur një përplasje mjaft të ashpër mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë hyrjen dhe daljen e deputetëve nga Kuvendi, ndërkohë që policia ka ndërhyrë me ujë dhe gaz lotjsellës. Mes palëve ka patur përplasje të dhunshme.