TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së dielës përplasi makinën te shkallët e kryeministrisë dhe më pas godiste me këmbë derën e institucionit.
40 vjeçari nga Tirana akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sipas burimeve, Marku dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, pasi edhe në deklarime nuk jep motive mbi arsyet e incidentit. Ndërsa në lidhje me makinën rezultoi se ia kishte marrë një mikut të tij.