AKTUALITET, 14 Qershor 2026, 12:25

Përplasen dy makina në aksin Pogradec–Lin, një viktimë dhe 4 të plagosur

Përplasen dy makina në aksin Pogradec–Lin, një viktimë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e 4 të tjerëve është regjistruar në aksin nacional Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën.

Sipas informacioneve, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një grua, pasagjere në një prej makinave.

Ndërkohë personat e plagosur janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.