AKTUALITET, 23 Qershor 2026, 13:01

Përplasen dy automjete/ Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, tre persona të plagosur

Përplasen dy automjete/ Aksident i rëndë në autostradën

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Mifol, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në aksident janë përfshirë një fuoristradë dhe një makinë e vogël, për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar nga autoritetet. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për mjekim.

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit kanë pësuar dëmtime të ndryshme, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Po ashtu, po merren në pyetje edhe personat që ndodheshin në automjete dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.