AKTUALITET, 29 Qershor 2024, 15:46

‘’Përndoqi virtualisht’’ një shtetase me sms dhe thirrje telefonike, e pëson 39-vjeçari në Himarë

‘’Përndoqi virtualisht’’ një shtetase me sms

Komisariati i Himarës ka referuar materialet në Prokurori lidhur me procedimin penal ndaj një 39-vjeçari.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës, një shtetase ka bërë një kallëzim për 39-vjeçarin.

Ajo i ka treguar oficerëve të policisë se 39-vjeçari ishte kthyer në shqetësim për të, pasi ky i fundit e bezdiste me sms dhe telefonata.

Teksa ka nisur procedimi për 39-vjeçarin, materialet janë referuar në Prokurori.