AKTUALITET, 8 Tetor 2024, 21:01

Përkeqësohet moti/ Priten reshje shiu në dy qarqe, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron qytetarët

Përkeqësohet moti/ Priten reshje shiu në dy qarqe, Agjencia e

Në orët në vijim, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Instituti i Gjeoshkencave, IGEO, parashikojnë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka njoftuar se po koordinon me autoritetet vendore për të marrë masat e nevojshme në rast emergjence.

Autoritetet po ashtu u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë për çdo rast nevoje.