AKTUALITET, 11 Shkurt 2024, 12:11

Përkeqësohet moti në vend! Breshër dhe erë e fortë në aksin Kardhiq-Delvinë, prezencë mjegulle dhe gurësh në rrugë

Përkeqësohet moti në vend! Breshër dhe erë e fortë

Është përkeqësuar moti në disa qytete të vendit, duke sjellë problematika edhe në qarkullimin e automjeteve.

Zona e Delvinës është përfshirë nga reshje të dendura shiu e breshëri si edhe erë e fortë.

Në aksin Kardhiq-Delvinë mësohet se ka prezencë mjegulle dhe gurësh në rrugë, të cilët kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë problematike situata është paraqitur edhe në tunel dhe segmentin e rrugës për në Sarandë, pasi mjegulla ka mbuluar zonën.