AKTUALITET, 27 Qershor 2026, 13:42

Periferia e Vlorës përfshihet nga flakët/ Erërat e forta afrojnë zjarrin pranë banesave, zjarrfikësit përballen me terren të vështirë

Periferia e Vlorës përfshihet nga flakët/ Erërat e forta

Periferia e qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët, ndërsa temperaturat e larta dhe era e fortë po favorizojnë përhapjen e zjarrit, i cili po i afrohet banesave.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Sipas burimeve në vendngjarje, ndërhyrja po kryhet me mjete rrethanore, pasi mjetet zjarrfikëse nuk mund të depërtojnë në zonë për shkak të terrenit të vështirë.

Autoritetet po vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme mbetet i lartë për shkak të kushteve atmosferike.