TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupi i dialogut zhvilloi një mbledhje këtë të mërkurë në Kuvend për Reformën Zgjedhore.
Në propozimin e KQZ, Ilirjan Celibashi për regjistrimin dhe votimin e Diasporës theksohet se votimi nga jashtë duhet të zhvillohet disa ditë para datës së zgjedhjeve brenda vendit.
“Tani në Kuvend me Grupin e Dialogut duke prezantuar propozimet e KSHZ për regjistrimin dhe votimin e shqiptarëve jashtë vendit”, ka shkruar Celibashi përmes një postimi në rrjete sociale.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se ka një formulë kompromisi për të çuar drejt zgjidhjes çështjen e votës së Diasporës, ndërsa foli për mënyrën e regjistrimit të emigrantëve elektronikisht.
“Është e rëndësishme ta nisim këtë proces. Ndoshta, njëra prej palëve, mund të tregoje një lloj tolerance me shume edhe duke mos qenë dakord me idenë e palës tjetër. Të regjistrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një platforme apo sistemi që do ta ndërtoje ky institucion”, u shpreh Celibashi.
Krijimi i regjistrit të diasporës propozohet te bëhet elektronikisht, në mënyrë që e drejta e votës t’i garantohet edhe emigrantëve pa leje qëndrimi.
“Nëse t’i aplikon dhe thua unë jetoj ne Greqi por s’kam një adresë, mund ta bësh aplikimin për tu regjistruar nëpërmjet platformës elektronike te KQZ, e cila i ofron te gjitha garancitë mbi identitetin e atij që bën aplikimin. Ose nëpërmjet njohjes së fytyrës , shenjave të gishtërinjve, dërgimit të një mesazhi në telefon”, tha ai.
Ky sistem nxjerr jashtë loje e-albanian duke përmbushur një nga kërkesat e opozitës. KQZ pas regjistrimit vë në lëvizje Drejtorinë e Gjendjes civile për pastrimin e listës së zgjedhësve.
“Pa diskutim ky proces i identifikimit duhet të përfundojë jo më vone se 60 dite përpara ditës së zgjedhjeve pasi do dihet te përgatitet lista e zgjedhësve”, u shpreh Celibashi.
Por, si do votojnë emigrantët? Socialistët mbështesin variantin e votimit me postë, por demokratët nuk kanë besim tek ajo shqiptare. KQZ mbështet votimin përmes teknologjisë.
“Votuesi mund ta dërgojë fletën në KQZ përmes sistemit elektronik, por mund ta dërgojë dhe me postë. Për mua mënyra më e mirë do jetë ajo e dërgimit te fletës se votimit nëpërmjet aplikacionit online, Votimi përmes postes veçmas kostove që janë më të mëdha sepse do paguash koston e dërgimit të fletës se votimit dhe kthimit mbrapsht te fletës ka dhe problemin që nuk votojnë ata që nuk kanë adresë”, u shpreh Celibashi.
Për implementimin e votimit nga jashtë, do të kërkohet deri në 6 muaj kohë, kjo për shkak se sistemi ka disa risi elektorale, më kryesorja regjistrimi i Diasporës.