AKTUALITET, 23 Janar 2023, 22:27

Përfshihet nga zjarri një objekt në Memaliaj, forcat zjarrëfikëse “në luftë” me flakët. Shkak dyshohet të jetë bërë…

Përfshihet nga zjarri një objekt në Memaliaj, forcat

Një objekt është përfshirë nga flakët në qytetin e Memaliajt.

Burime bëjnë me dije se objekti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije zjarri të lëzhuar nga sgara e pjekjes.

Ndërkohë në vendngjaje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Memaliajt dhe Tepelenës të cilët po luftojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas burimeve bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.