AKTUALITET, 23 Qershor 2026, 18:40

Përfshihet nga flakët kabina elektrike në fshatin Shkozë të Pukës, zjarri përhapet edhe në zonën pyjore përreth

Përfshihet nga flakët kabina elektrike në fshatin Shkozë

Një kabinë elektrike në fshatin Shkozë të Njësisë Administrative Gjegjan në bashkinë Pukë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte.

Zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike brenda kabinës. Si pasoje e zjarrit në zonë u ndërpre energjia elektrike, ndërkohë që në flakë u përfshi dhe zona pyjore rreth kabinës.

Për vënien nën kontroll të flakëve u angazhuan dy automjete zjarrfikëse me 12 efektiv, forcat nga komisariati i Policisë së Pukës dhe punonjës të OSHEE-së. Aktualisht zjarri është vën nën kontroll.