TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Indeksimi i pensioneve mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje, bëri me dije ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë një konference për shtyp. Gjithashtu, ai foli edhe për rimbursimin e fermerëve, shuma potenciale e të cilëve për kompensimin vlerësohet në rreth 6.5 milionë euro.
“Po e diskutojmë me ISSH, kemi krijuar hapësirat e nevojshme buxhetore për ta afruar procesin e indeksimit në qershor ose korrik. Është çështje vendimmarrjeje që do ta ndajmë sapo të kemi dakordësinë. Të dhënat më të fundit e Drejtorisë së Tatimeve kanë rritje të faturave me 23%, deri në këtë moment shuma potenciale e kompensimit është 6-6.5 milionë euro. Procesi do të zgjasë deri në fund të muajit qershor”, tha Malaj.
Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave mund të paraqitet në Kuvend rreth fundit të qershorit ose korrikut.
“Projektligji është ndarë me të gjitha ministritë dhe jemi duke bashkërenduar ndryshimet më të fundit. Shpresoj që deri në fund të qershorit ose korrik të kemi mundësinë ta përcjellim në qeveri. Shpenzimet kanë ndjekur trajektore të qëndrueshme. Totali i shpenzimeve buxhetore ka qenë në masën 242 miliardë lekë. Kemi një rritje në masën 6.3% më shumë dhe janë rreth 135 milionë euro më shumë”, tha Malaj.
Gjithashtu, Malaj tha se për të mbledhur detyrimet e bizneseve do të shkohet drejt sekuestrimit të asetev, dhe ekzekutimin e tyre deri në mbledhjen e detyrimit.
Ndërkohë, vijon puna për çmimet e referencës së banesave.
“Në lidhje me referencat, grupi i punës është ende duke punuar, procesi është më kompleks, ka diskutim intensiv dhe kur t’i kemi gati çmimet e referencës, do t’i ndajmë me ju. Ky proces nuk e pengon procesin e rivlerësimit”, tha Malaj.