TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se deri më tani 51.357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit.
Rama shprehet se i gjithë fondi prej 100 milionë eurosh do t’u shpërndahet në ditët në vijim 724.933 pensionistëve, duke theksuar se pjesa më e madhe e tyre do marrin trefishin e një viti më parë.
Gjithashtu shtoi se si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër.
Postimi i plotë:
????51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit????
Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë❤️
Dhe si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër????
#KrenarPërShqipërinë????♥️
#VetëmPërpara➡️????????
#SHQIPËRIA2030????????