TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që në mbledhjen e sotme, të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve për emërimin ose refuzimin e disa kandidaturave për kryetarët e gjykatave të posaçme, Administrativen e Tiranës dhe Shkallën e Parë të Shkodrës.
Referuar njoftimit të mbledhjes së kësaj të mërkure, Këshilli vendosi për hapjen e procedurës së komandimit në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për 5 pozicione.
Konkretisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve:
- “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Ermira Dedja të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetares në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, të shpallur me vendimin nr. 159 datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” / “Për përjashtimin e kandidates znj. Ermira Dedja nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetares në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, të shpallur me vendimin nr. 159 datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
- “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Engert Pëllumbi të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” / “Për përjashtimin e kandidatit z. Engert Pëllumbi nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
- “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Dhimitër Lara të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” / “Për përjashtimin e kandidatit z. Dhimitër Lara nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
- “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Erjon Çela të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të shpallur me vendimin 162, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” / “Për përjashtimin e kandidatit z. Erjon Çela nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të shpallur me vendimin 162, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
- “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Ramiz Lala të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të shpallur me vendimin nr. 165 datë 31.03.2026”/ “Për përjashtimin e kandidatit z. Ramiz Lala nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të shpallur me vendimin nr. 165 datë 31.03.2026”.
- “Mbi njohjen z. Klodian Kurushi, të drejtën e përfitimit të pagës si gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Këshilli vendosi për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë për pozicionin e lirë, në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 5, datë 09.01.2026, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit nga znj. Blerona Hasa dhe znj. Enerjeta Shehaj.
Në përfundim, Këshilli vendosi për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 22.04.2026 dhe 23.04.2026.