AKTUALITET, 2 Korrik 2026, 21:40

"Për kostumin e Ulsiut që u bë pis, u masakruan njerëzit sot!"/ Bushati: Dhuna, faza e re e Ramës për të shuar protestën

"Për kostumin e Ulsiut që u bë pis, u masakruan

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se dhuna e ushtruar sot nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve, është strategjia e fundit e Edi Ramës për të shuar protestën. 

Bushati tha se goditja ndaj protestuesve ka qenë çnjerëzore dhe e urdhëruar nga pushteti. 

"Unë jam për luksin e zgjidhjes së problemeve me paqe, por kur ke përballë një faktor të dhunshëm, nuk të ngelet alternativë tjetër. Dhuna kthehet në vetëmbrojtje. Varet si e sheh. Po të kthehesh në gjenezë të protestës, edhe ai gardhi para se të hiqej në Zvërnec quhej i dhunshëm heqja, por u pranua nga të gjithë më pas që heqja me forcë ishte më e mira që duhej bërë. Policia mbronte gardhin. Edhe gardhi në Rrjoll ta heqësh duket e dhunshme, por është ushtruar dhunë kur na rrëmbejnë tokat njerëzit si Artur Shehu, apo kur duan të heqin gardhin? Kjo filozofi e dhunës u pa në protestën e sotme.

U pa që për kostumin e Ulsi Manjës, njerëz u masakruan. Një njollë në kostumin e Ulsiut, vlente sa shkopat e gomës, mbi njerëz të pambrojtur. Ka pamje të llahtarshme të protesuesve të shtrirë. Asnjeri nuk është aq kafshëror sa të gjuajë një njeri të shtrirë, duket se ka marrë urdhër. Nuk është zell personal, por zell në ushtrimin e një detyre.

Kur flasim për dhunë, duhet të kuptojmë se kush qëndron në gjenezë të dhunës. Qëndron Rama dhe aparati i tij privat shtetëror. 

Ka 33 ditë që Rama nuk do të shohë realitetin në sy. Njëherë agjent të grekut, Iranit, serbit, pastaj një komplot i botës. 

Pse Rama është sot për dhunë? Edi Rama për herë të parë nuk ka përballë gogolin Sali, ka ngelur pa narrativë ndaj masës së madhe të qytetarëve që kanë dalë në shesh. Po teston me çdo mënyrë të fikë protestën. Filloi me punën e agjentëve. Thoshin është kërkesa kaotike pa kërkesa. Kur dolën kërkesat, thoshin a pse këto janë. Kur dalin figurat, thonë a këto janë të përlyer.  Pra regjimi të zgjedhë edhe kundërshtarin. 

Pasi ka testuar një diversitet strategjish, Rama po teston të riut, thotë mos jep sukses ushtrimi i dhunës, mos frikësohen. Pra dhuna është një gjë e menduar strategjikisht, është faza e re për të fikur protestën. 

E prandaj edhe sot, pamë një episode të kësaj strategjia. Shteti ushtroi dhunë dhe prandaj më duket jo legjitime të thuash, është strategji e protestës dhuna? Protesta reagoi, dhunën e ushtruan kamikazët e policisë. Është kriminale. Trup për kriminelët që japin urdhëra të paligjshëm", deklaroi Bushati.