AKTUALITET, 8 Nëntor 2024, 22:53

Pelosi “thumbon” presidentin aktual dhe Harris për humbjen e demokratëve: Biden duhet të ishte larguar më herët, do kishte kandidatë të tjerë

Pelosi “thumbon” presidentin aktual dhe Harris për humbjen e

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vijoi edhe më tej “sulmin” e saj ndaj presidentit Joe Biden dhe zv/presidentes Kamala Harris duke sugjeruar se demokratët duhet të kishin zgjedhur një kandidat tjetër.

84-vjeçarja tha gjithashtu se nëse Biden do të ishte larguar më herët, partia që ajo ka udhëhequr për dekada do të kishte pasur kohë të shqyrtonte opsionet e saj.

Komentet nga ligjvënësja e Kalifornisë për New York Times vijnë pasi lufta civile ka shpërthyer te demokratët për humbjen e Donald Trump.

Demokratja veterane pranoi se donte që anulimi i fushatës së presidentit, të cilin ajo e ndihmoi në orkestrim, të shkonte ndryshe.

“Sikur presidenti të largohej më shpejt, mund të kishte kandidatë të tjerë në garë”, tha Pelosi.

“Pritja ishte që, nëse presidenti do të tërhiqej, do të kishte një proces zgjedhor të hapur paraprak. Ato primare do të kishin lejuar shumë kandidatë të ndryshëm demokratë të hidhnin kandidaturat e tyre”, u shpreh ajo.