AKTUALITET, 3 Qershor 2026, 20:20

"Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel", protestuesit shfrenojnë fantazinë, thirrjet pikante nga protesta

"Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel", protestuesit

Jo vetëm parrulla me mesazhe të forta, të pazakonta dhe të guximshme, por edhe thirrje pikante nga protesta. “Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel”, ishte një prej thirrjeve që protestuesit i drejtuan kryeministrit Edi Rama, të cilit, përveç anulimit të projektit për Zvërnecin, i kanë kërkuar dorëheqjen.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se investimet në zonat e mbrojtura do të vijojnë.

Në protestën e sotme, e katërta ditë radhazi, nuk kanë munguar as duartrokitjet në turmë apo koreografitë e veçanta.