TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në fjalën e tij nga foltorja e kuvendit u shpreh se opozita duhet të mbajë një qendrim në lidhje me vendimin e gjykatave. Ose t’i zbatojë të gjitha ose t’i kundërshtojë të gjitha, duke mos mbajtur dy standarde.
Peleshi u shpreh se mazhoranca nuk është dakord në lidhje me vendimin e Administratives, për zbutjen e dënimit të përjashtimit nga Kuvendit të 24 deputetëve të PD, por se nuk djeg karriget në formë revolte.
“Opozita në të drejtën e saj që të zgjedhë kursin e saj. Duhet të ndajmë mendjen se çfarë qendrimi do të mbajmë për vendimet e gjykatave. T’i pranojmë apo jo.
Kjo sepse për shkak të një vendimi gjykate, ju dogjët karriget e parlamentit, tani për shkak të një vendimi gjykate jeni sot këtu. Edhe ne mund të mos jemi dakord, që një gjykatë administrative merr atributet e Kuvendit, por kemi një standard tjetër, pavarësisht flagrancës në vendim, ju sot jeni këtu dhe ne nuk po djegim karriget për tu revoltuar ndaj vendimit”, tha ai.