TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike ka paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me vendimin e marrë pak javë më parë për rregullat e reja mbi krijimin e qendrave të posaçme të votimit, hartimin e listës së zgjedhësve dhe ngritjen e Komisionit të Qendrës së Votimit për zgjedhjet vendore.
Mësohet se nesër do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, i cili do të shqyrtojë padinë e depozituar nga PD-ja.
Në kërkesë-padi, demokratët kërkojnë konkretisht shfuqizimin e vendimit të datës 14.04.2026, të Komisionit Rregullator të KQZ-së, “Për krijimin e qendrave të posaçme të votimit, hartimin e listës së zgjedhësve dhe krijimin e komisionit të qendrës së votimit për zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore”, duke e cilësuar atë si një akt të kundërligjshëm dhe antikushtetues.