TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike do të zhvillojë të mërkurën, më 1 korrik, në orën 18:00, mbledhjen konstituive të Këshillit Kombëtar.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se mbledhja do të ketë në rend dite zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar, zgjedhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe diskutimin e çështjeve të tjera.
“Të nderuar znj/z anëtarë të Këshillit Kombëtar, duke ju uruar çdonjërin prej jush për zgjedhjen në institucionin më të lartë drejtues të PD ju njoftoj se Ditën e Mërkurë Dt 1 Korrik ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja konstituive e Këshillit Kombëtar të PD me rend dite:
1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar
3-Të tjera”, thuhet në njoftim.