AKTUALITET, 13 Prill 2024, 12:16

Pasuria e Kryemadhit në sitën e Prokurorisë së Posaçme, Meta: Është zonjë e mrekullueshme

Pasuria e Kryemadhit në sitën e Prokurorisë së

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar hetimet e Prokurorisë së Posaçme për pasurinë vjehrrës së tij, Fatime Kryemadhi, duke u shprehur se gjithçka është politikë dhe nuk përbën interes për të.

Ilir Meta shtoi se Kryemadhi është një zonjë e mrekullueshme dhe se nuk ka informacion se për çfarë është pyetur.

“Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Ajo është një zonjë e mrekullueshme dhe gjithçka tjetër është politikë dhe asgjë tjetër”, tha Meta. 

I pyetur nëse ka dijeni për çfarë është pyetur nga prokurorët e posaçëm, Meta u përgjigj: "Nuk kam asnjë informacion. Sa herë kam qenë në SPAK, kam dalë para gazetarëve. Kur të më ftojnë do u bëj dhe disa pyetje serioze prokurorëve. Kanë kërkuar dhe një mandat tjetër meqenëse  janë lodhur shumë këta duke gjetur 60 milionë eurot që ua ka treguar Arben Ahmetaj se ku janë dhe i dinë por nuk i gjejnë dot sepse nuk i lënë favoret që marrin nga Erion Veliaj.”