AKTUALITET, 18 Maj 2026, 18:55

Pastrimi i parave/ Shkurta: Blerja e shtëpisë nga familjet e reja në Tiranë dhe bregdet, mollë e ndaluar…

Pastrimi i parave/ Shkurta: Blerja e shtëpisë nga familjet e reja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë një video të bërë nga këshilltarja për mediat, Mariela Shkurta, e cila lidhet me pastrimin e parave dhe pamundësinë e familjeve të reja për të blerë shtëpinë e parë në Tiranë dhe bregdet.
‘Jemi vendi i 4 në Evropë për çmimet e apartamenteve dhe vendi i 5 më i varfër i Evropës. Qiratë dhe çmimet e apartamenteve rriten me vendim qeverie pasi për ta shqiptari i pastrehë blihet me lirë’, thekson Shkurta, ndër të tjera, në mesazhin e saj.

Postimi 

Blerja e shtëpisë së parë për familjet e reja në Tiranë dhe bregdet është kthyer në një mollë të ndaluar për shkak të pastrimit të parave në ekonomi. Jemi vendi i 4 në Evropë për çmimet e apartamenteve dhe vendi i 5 më i varfër i Evropës. Qiratë dhe çmimet e apartamenteve rriten me vendim qeverie pasi për ta shqiptari i pastrehë blihet me lirë. Qytetarët do ta ndryshojnë këtë realitet.

Shkurta: Në Tiranë, të blesh një shtëpi nuk është më një ëndërr… është luks.
Sot, kryeqyteti jonë renditet i katërti në Europë për papërballueshmërinë e banesave, sipas raporit çmim- të ardhura.
Sa më shumë rriten çmimet, aq më larg është mundësia për një familje të zakonshme që të zotërojë një banesë.
Apartamentet në qendrën e Tiranës dhe qytetet bregdetare po kthehen në “hotele” për të huajt, duke rritur çmimin përtej logjikës.
Pastrimi i parave dhe spekulimet me pasuritë e kanë kthyer ndërtimin nga një nevojë sociale… në biznes.
Sot në çdo cep ndërtohen kulla, jo parqe, shkolla e çerdhe për fëmijët. Ajo çka tjetër shteti vijon të ndërtojë është dhe pasiguria për të ardhmen për qytetarët.
Ku është shteti? Inekzistent.
Mirëqenien e një populli nuk e mat propaganda, as lartësia e kullave që ngrihen, por realiteti me të cilin ne jetojmë çdo ditë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sali Berisha (@saliberisha_faqjazyrtare)