TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shoqata e Bankave ka ngritur alarmin, duke u bërë thirrje qytetarëve për të bërë kujdes për të dhënat tona personale, pasi sipas tyre, janë duke u vjedhur nga platformat online.
Blerina Tusha nga Shoqata e Bankave tha se ky është një shqetësim real për institucionet financiare, pasi sipas saj, shqetësimi i klientit, është shqetësim edhe i vetë Bankës.
Tusha tregoi sesi realizohen vjedhja e të dhënave nga mashtruesit virtualë, duke treguar se kjo ndodh kryesisht në platform blerjesh, si posta elektronike, etj.
Ajo tha se qytetarët bien pre e këtyre mashtrimeve, duke futur të dhënat e tyre personale e madje edhe kodet e sigurisë dhe që nga ai moment, kontrollin mbi llogaritë e tyre bankare e ka dikush tjetër.
“Aktualisht ky është një shqetësim real, të paktën për ne. Ne shqetësohemi për klientët tanë. Ka klientë që bien pre e këtyre mashtrimeve, që fusin të dhënat e kartave të tyre dhe pastaj bien pre e mashtrimeve”, tha Blerina Tusha nga Shoqata e Bankave