AKTUALITET, 29 Mars 2024, 21:20

Pashkët, besimtarët katolikë kremtojnë ritin e shenjtë “Udha e Kryqit” te sheshi Nënë Tereza

Pashkët, besimtarët katolikë kremtojnë ritin e shenjtë

Besimtarët katolikë, sonte, kremtuan ritin e shenjë ‘Udha e kryqit’ te sheshi Nënë Tereza, në drejtimin e imzot Arjan Doda,  Ipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës.

Sot përkujtohet kalvari i vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe udha e tij me kryqin drejt Golgotës.  Kjo ditë njihet dhe si e ‘premtja e zezë’.

Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Pashkët, besimtarët katolikë kremtojnë ritin e shenjtë

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.

Në krishterimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë.

8d5dac8c-c0c6-4f3a-b62e-ffcf8f706e9ca80a8fce-079a-4955-9987-fa3092f4e61122afda09-904b-49e9-8f38-126e834f2864401f2d11-7b88-4f96-a131-3b5fda57a31475129447-63bf-47dc-af2d-7f4962b0396487c04691-5511-47fd-946d-c6f724b8a7245bee8077-2eb3-4518-85d8-c22899145a7d