AKTUALITET, 20 Maj 2026, 15:32

“Partizani”, shtyhet seanca! Ja kur do të jetë e radhës, do të dëshmojnë Paro Laçi dhe ish-ministri Genc Ruli

“Partizani”, shtyhet seanca! Ja kur do të jetë e

Në seancën e sotme të gjyqit për çështjen “Partizani” munguan i pandehuri Fatmir Bektashi dhe avokati i tij, Sokol Hazizaj.

SPAK kërkoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se mungesa e avokatit mbrojtës dhe e të pandehurit e bën të pamundur vijimin normal të procesit.

Ndërkohë, në gjykatë ishin paraqitur dy dëshmitarë, mes tyre dhe ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango.

Gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet më 8 qershor, në orën 10:00. Në atë seancë pritet të dëshmojnë pesë dëshmitarë, mes tyre Paro Laçi dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe Bujqësisë  Genc Ruli.