TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Studentja Jona Sela, një nga protestueset në Maqedoninë e Veriut, për përdorimin e gjuhës shqipe, ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke shpjeguar protestën dhe kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip.
Ndërsa analisti Baton Haxhiu deklaroi se kjo nuk është thjesht çështje e një provimi dhe se partitë shqiptare i kanë lënë studentëve një barrë të rëndë.
Biseda në studio:
Jona Sela: Isha pjesëmarrëse në protestën e dytë që u mbajt nga studentët. Kërkojmë të drejtën, për të përdorur gjuhën shqipe, përderisa flitet nga më tepër se 20% e popullatës. Jemi të detyruar të dalim për të marrë të drejtën që na takon.
Baton Haxhiu: Gjuha nuk është e rregulluar me ligj, është e rregulluar shumë keq. Protesta nuk është e mjaftueshme, edhe pse keni kërkesën legjitime, që të hyni në provim në gjuhën shqipe. Problemi i gjuhës është kushtetues. Nëse nuk hyn brenda Kushtetutës, Bujar Osmani nuk ju thotë të vërtetën, siç nuk e ka thënë Ali Ahmeti, VLEN, e me rradhë. Kanë patur kaq shumë vite, që të vëndosin kriteret kushtetuese për shqiptarët, nuk e kanë bërë. Fakti që ligji i gjuhës rregullohet vetëm në komuna ku jetojnë shqiptarët, nuk është çështje kushtetuese. Vjen një pushtet nacionalist dhe thotë kjo gjuhë nuk përdoret përveçse në institucione lokale. Ju përgezoj për atë që keni bërë. Respektoj atë që kërkoni, mundin që bëni, që partitë ju kanë lënë këtë barrë të rëndë dhe të panevojshme.
Jona Sela: Ligji tash është i shkruar. Gjuha shqipe flitet nga më tepër se 20% e popullatës, duhet të përdoret në institucione si gjuhë zyrtare. Protesta ka nisur për provimin e jurispudencës, pasi studentët e drejtësisë kanë të drejtën vetëm ta përcjellin në gjuhën maqedone. Nuk shohim ndonjë argument të fortë që të mos e kemi mundësinë për ta përdorur.