AKTUALITET, 29 Qershor 2026, 23:05

Paratë e kokainës në kulla dhe resorte, Artan Hoxha: Nuk janë goditur ende organizatat më të mëdha!

Paratë e kokainës në kulla dhe resorte, Artan Hoxha: Nuk

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka vlerësuar aksionin e SPAK ku u goditën grupe të fuqishme të narkotrafikut që pastronin paratë në Shqipëri, por deklaroi se këto jane hetime për vitet 2019-2021 dhe se organizata të fuqishme nuk janë goditur ende. 

"Padiskutim që veprimet e fundit të SPAK, për dosje të cilat SPAK i ka referuar që në 2021, pastaj i ka bashkëngjitur në 2024 akuzën e narko-trafikut, është veprim pozitiv, edhe pse hetimet shtrihen në kohë dhe hapësirë.

Kemi të bëjmë me hetime historike, për veprime në 2019-2021. Nga 2021 deri sot janë pesë vite dhe ka ndryshime shumë të mëdha. Kalon nga hamall në bos ai... Përkimi i momentit të veprimit të SPAK, bashkë me protestën, ishte pozitive, pasi iu dha një shpjegim edhe pakënaqësisë së njerëzve.

A pastroheshin para në Shqipëri? Këtë e dinte edhe bufi. Asgjë nuk e justifikonte atë që ndodhte në Shqipëri, përveçse pastrimi i parave. Metri katror në stratosferë. Euro imagjino çfarë ka ndodhur. Vetëm këto dy element të marrësh. 

Vetëm këto elemnentë dëshmonin se pastrohej para. Problemi që pati Shqipëria, kryeministri dhe qeveria krijuan sistem për ta përthithur këtë para, jo ta ndalonin por bënë të kundërtën.

Fillimisht hynë si blerës, pastaj kaluan te kompanitë që kishin probleme nuk merrnin dot kredi, pastaj ortakë dhe në fund u bënë vetë biznesmenë. Me hetimet e SPAK, të cilat janë historike, do të doja të kishte hetime, por aty shoh ca emra, ka ndryshuar top lista, bosët e vërtetë sot janë pa prekur fare. Nëse prokuroritë e vendeve të BE, godasin oraganizatat që shesin narkotikë atje, SPAK duhet të kërkojë të goditen organizata shqiptare që kanë aktivitet edhe në Shqipëri edhe atje.

Rasti i Firences, gjykata ka liruar pronat dhe ka nisur procedim ndaj prokurorit, pasi ka tjetër sistem.

Ne në fakt duhet tja kërkojmë GJKKO dhe jo SPAK, pasi ajo merr vendimet.

SPAK ka bërë sa ka mundur. Sot organizatat më të mëdha nuk janë goditur dhe në dy rastet e fundit, sa vetë u arrestuan? Në total numri apo vlera e sekuestrimit është i madh, 650 mln euro. Nëse do të shkosh në konfiskim me 100 mln euro, ke thyer rekord.

Problemi tjetër, evidentimi në ç’masë është paraja e ardhur nga narkotrafiku? Në c’masë janë paratë e emigrantëve që kanë investuar që në themel?", tha ndër të tjera Hoxha.