AKTUALITET, 28 Janar 2023, 08:40

Parashikimi i motit, si do të luhaten temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit, si do të luhaten temperaturat gjatë ditës

Sipas MeteoAlb: Do te vijë nën mbizotërimin e masave ajrore të ftohta nga verilindja e Evropës i gjithë territori shqiptar duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Orët e pasdites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin por pa reshje. Lagështira e lartë në ajër në shumë zona të vendit do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Edhe gjatë natës mbetemi nën ndikimin e motit te kthjellët por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Republika e Kosovës paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta e të izoluara dëbore deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit. Por gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat dhe reshjet të largohen gradualisht duke ja lënë vendin intervaleve të shkurta me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm duke regjistruar vlerën më të ulët në Mitrovicë -8°C.

Për sa i përket, republikës së MV orët e paradites dominohen nga vranësira të dendura dhe lagështirë të lartë por mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat dhe për pasojë e gjithë republika e MV do të karakterizohet nga moti i kthjellët por i ftohtë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie drastike KU më të ulëta temperaturat do të shënohen në Dibrën e madhe dhe në Tetovë – 6°C.

Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik si edhe gadishulli i Ballkanit paraqiten nën dominimin e motit të kthjellet dhe të ftohtë Ku temperatura më të ulëta do të shënohen në gadishullin e Ballkanit ndërsa si pasoje e zhvillimit të një cikloni të fuqishëm në brigjet veri – verilindore me ndikim deri në qendër të Evropës do të diktojë mot të paqëndrueshëm në këto rajone ku reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante. Më problematike situata paraqitet në Skandinavi dhe Evropën Lindore pasi reshjet e dëborës do të jenë të konsiderueshme.