TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia në Kurbin ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Uniformat blu të Kurbinit lajmërojnë se 21-vjeçari Adrea Korriku qarkullonte në mjet me armë zjarri. Sapo ka parë forcat e policisë, i riu ka braktisur makinën dhe është larguar. Policia e shpalli në kërkim.
“Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri dhe dyshohej se do të kryente ngjarje kriminale, 21-vjeçari braktisi automjetin dhe u largua kur pa shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti një armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.
Vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit. Strukturat e parandalimit të krimit, të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo kanë marrë informacion se një shtetas (i cili më parë ishte konfliktuar me një shtetas tjetër, konflikt i padeklaruar në Polici) po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për bllokimin e automjetit dhe të shtetasit, me qëllim verifikimin e informacionit. Gjatë kontrolleve për lokalizimin e këtij shtetasi, në Mamurras, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, është bërë lokalizimi i automjetit me të cilin 21-vjeçari lëvizte dhe menjëherë i është bërë shenjë për të ndaluar.
21-vjeçari, sapo ka parë Policinë, ka braktisur mjetin në distancë dhe është larguar me shpejtësi. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pushkë me municion luftarak, si dhe një sasi fishekësh pistolete, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Benz” që drejtonte 21-vjeçari.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 21 vjeç, banues në Kurbin dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik””, njofton policia.