AKTUALITET, 17 Janar 2025, 20:36

Parandalimi i ngjarjeve kriminale/ Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Parandalimi i ngjarjeve kriminale/ Policia aksion ‘blic’ në

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit dhe anasjelltas.

Objekt i kontrollit janë automjetet me xhama të errësuar, parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe ndalimi i personave në kërkim.

Po bëhet kontrolli i automjeteve me xhama të errësuar, teksa synohet të identifikohen dhe të monitorohen automjete që mund të përdoren për veprimtari të dyshimta ose të paligjshme.

Masat janë pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar çdo incident të mundshëm kriminal.

Ende nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar apo të arrestuar, ndërsa aksioni vazhdon.