BOTA, 2 Dhjetor 2023, 21:31

Paralajmëron Hamasi: Asnjë peng nuk do të lirohet nëse nuk përfundon lufta në Gaza

Paralajmëron Hamasi: Asnjë peng nuk do të lirohet nëse nuk

Një nga liderët e Hamasit, Saleh Al-Aruri, tha sot, duke folur për rrjetin Al Jazeera, se nuk do të ketë shkëmbime të reja të pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë nëse lufta në Gaza nuk përfundon.

Sipas udhëheqjes së Hamasit, pengjet e mbetura janë ushtarë dhe civilë izraelitë që kanë shërbyer në ushtrinë izraelite.

Në vazhdim, Al-Aruri sqaroi se për të liruar pengjet e mbetura izraelitë, fillimisht duhet të ketë një armëpushim të plotë dhe lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë.