AKTUALITET, 9 Qershor 2026, 09:17

Parakalimi i gabuar/ Aksident tragjik në bypass-in e Vlorës, humb jetën një person

Parakalimi i gabuar/ Aksident tragjik në bypass-in e Vlorës, humb

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në aksin Vlorë-Orikum, pranë fshatit Radhimë. Në aksident janë përfshirë tre automjete: një “Benz”, një “BMw” dhe një “Seat”. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “BMË”, Flamur Kabello, i cili po udhëtonte në drejtim Orikum–Vlorë.

Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar lehtë pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane, të cilët ndodheshin në mjetin “Benz”. Ata janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Pak minuta pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Shoferi i “Seat”, nuk ka pësuar dëmtime.

Dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip ‘Benz’ dhe shpejtësia ndërsa nga testi i alkoolit të dy drejtuesit kanë rezultuar 0.000 mg/l. Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.