AKTUALITET, 30 Mars 2024, 18:10

Parakalim i gabuar në Fushë-Milot, shoferi nga Kosova përplaset me “Benz”-in! Plagoset e moshuara

Parakalim i gabuar në Fushë-Milot, shoferi nga Kosova përplaset

Një parakalim i gabuar për pak sa nuk ka rezultuar fatal pasditen e sotme në Lezhë. Në vendin e quajtur “Fushë-Milot”, automjeti tip Volkswagen” që drejtohej nga shoferi nga Kosova A.Sh., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues Gj.M.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur e moshuara 70 vjeçare L.D e cila aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital ndërsa 3 pasagjerët e tjerë që ndodheshin në automjet pas kontrollit mjekësor u larguan në banesë.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë parakalimi i gabuar nga ana e shoferit nga Kosova, A.Sh., i cili është shoqëruar në rajonin e policisë për veprime të mëtejshme.